Sot ndeshja Shqipëri-Poloni! Çfarë duhet të dinë tifozët e pranishëm?

Sot ndeshja Shqipëri-Poloni! Çfarë duhet të dinë…

Gjatë ditës së sotme pritet të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri. Ndeshja do të zhvillohet në mbrëmje, konkretisht në orën 20:45 Në këtë ndeshje janë vënë të gjitha shpresat për kualifikim të mëtejshëm të kombëtares kuqezi në botërorin e “Katar 2022”.

Ndërkohë në prag të ndeshjes FSHA ka nxjerrë një njoftim lidhur me rregullat që duhen zbatuar nga të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium. Ajo që vihet re është ndalimi I flamujve të tjerë veç atij zyrtar.

Rregullat do jenë si më poshtë:

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Njoftimi i Plotë nga FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit