Sot në Bruksel, rinis dialogu Kosovë-Serbi

Sot në Bruksel, rinis dialogu Kosovë-Serbi

Rinis sot dialogu Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të takohen sot në Bruksel.

Ata kanë si prioritet rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Bisedimet do të ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Po ashtu, tjetër ndërmjetësues do të jetë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Më herët, në 12 korrik, Hoti dhe Vuçiç u takuan virtualisht, sërish me ndërmjetësimin e BE-së.

Kryeministri Hoti, ka deklaruar se, qëllimi që Kosova kërkon të arrijë përmes dialogut me Serbinë, është njohja e pavarësisë.

Po ashtu tjetër qëllim kryesor, sipas Hotit, është edhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Temat kryesore që do të diskutohen, janë njohjet reciproke mes dy vendeve.

Po ashtu, adresimi i çështjes të trupave të pagjetur, dëmet e luftës, kthimi i dokumenteve kadastrale.

Gjithashtu edhe rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve dhe lidhjet infrastrukturore, janë objektiv.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit