Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e…

Ditën e sotme do të nënshkruhet zyrtarisht vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo do të thotë se shqiptarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.

Mediat kosovare bëjnë me dije se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është nisur të mërkurën drejt Strasburgut, për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave.

Vendimi do të nënshkruhet në selinë e Parlamentit Evropian, ceremonia do të drejtohet nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola.

Kujtojmë se ditën e djeshme Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Lëvizja pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë,  brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit