Sot partitë politike takim me presidentin për datën e zgjedhjeve

Sot partitë politike takim me presidentin për…

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë konsultat me partitë politike për të vendosur datën e zgjedhjeve.

Në ndryshimet e reja që iu bënë Kodit Zgjedhor, u vendos që periudha zgjedhore të jetë nga data 15 Prill deri më 15 Maj, ndërsa datën e zgjedhjeve e cakton Presidenti jo më vonë se 9 muaj para se ti mbarojë mandati Kuvendit.

Sipas informacioneve të fundit, PS dëshiron datën 9 Maj si datë zgjedhjesh, datë kjo që përkon me fitoren kUndër fashIzmit, e cila njihet edhe si dita e Europës. 

Ndërkohë PD-ja dëshiron që ti bëjë sa më parë të jetë e mundur, në datën më të afërt. Në periudhën zgjedhore, data më e afërt është 18 Prilli dhe si duket, kjo do jetë data që do të propozohet nga PD-ja.

Siparin e takimeve e hapin partitë e vogla jo parlamentare pasi ne ora 9.15 kreu i shtetit ka parashikuar një takim me demokristianin Nard Ndoka.

Ora 9.30 do gjejë kreun e PDIU-së në zyrën e Ilir Metës ndërsa republikanët të cilët do përfaqësohen Arjan Madhi do të mbërrijnë në Presidencë në ora 9. 45. Në ora 10.15 është radha e kreut te Partisë Agrare ambientaliste Agron Duka.

Sipas shkresave të mbërritura në zyrën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kreu i shtetit i pret në takim ditën e premte ë ora 11.00, Kryeministrin në fillim si kryetari i partisë më të madhe në vend i cili do të shoqërohet në takim nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe më pas Lulzim Bashën në ora 12.00 i cili do shoqërohet nga negociatori politik i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi. Në ora 12.30 është koha kur ne Presidencë mbërrijnë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi ka autorizuar Luan Ramën për ta përfaqësuar ne takim. Partitë parlamentare e kanë radhën pasdite. Në ora 17.30 Ilir Meta pret në zyrën e tij deputeten Rudina Hajdari, e cila një ditë më parë i kërkoi mendim qytetarëve në rrjetet sociale se kur duan ata t’i drejtohen kutive te votimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit