Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës…

Presidenti amerikan, Donald Trump, takohet sot në një takim trepalësh me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Duke cituar një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, Zëri i Amerikës thotë se nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë marrëveshja. Mendohet se njëra nga pikat në takimin Hoti-Vucic ka qenë njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti, takimin e së enjtes në Uashington e cilësoi si historik, tha se të enjten u bë përparim ekonomik dhe shtoi se të premten pritet të prezantohet marrëveshja për temat ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vucic ndërkohe përmendi dhe projektet politike.

“Çështjet me të rëndësishme për ne ishin ato ekonomike. Kishte disa vështirësi politike, por mendoj dhe shpresoj që ato i kemi kapèrcyèr. Po qe se më pyesni mua nëse Serbia do të pranoje njohjen e ndërsjelle me Kosovën në disa projekt-propozime, kjo nuk do të funksionojë për Serbinë”, u shpreh ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se presidenti serb Vucic e ka hedhur poshtë “pikën dhjetë të marrëveshjes, e cila parashikon njohjen e pavarësisë së Kosovës” në informacionet që ai ka nga bisedimet Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë..

Vetë Grenell e la të kuptohej se në takim është diskutuar më shumë sesa për ekonomi.

“ Mendoj që nuk ka bisedime, që nuk kanë ndonjë bèfasi, të cilat janë gjithmonë të mira. Po, ne kemi shfàqur disa bèfasi, por mendoj që asnjëra palë nuk ishte aq e bèfasuar . Ndonjëherë shtìren para mediave se kjo është bèfasi më e madhe se që është. Mendoj që kemi realizuar përparim nga bisedimet dhe shpresoj për zgjidhje”, theksoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit