Sot, rinis transporti detar/ Çfarë duhet të dini

Sot, rinis transporti detar/ Çfarë duhet të…

E Hëna e sotme (22 Qershor) shënon nisjen e hapjes së transportit detar. Ky lloj transporti do të hapet me faza dhe momentalisht mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar individësh.

Në fazën e parë që nis sot, shtetasit shqiptarë me rezidencë të përhershme në Itali (soggiorno), dhe shtetasit e BE-së, do mund të udhëtojnë lirshëm nga Durrësi drejt porteve italiane.

Në fazën e dytë, bazuar në dispozitat aktuale të BE-së, nëse s’do të ketë të papritura,  nga data 1 korrik 2020, transporti detar i pasagjerëve drejt Italisë do të jetë i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Autoriteti Portual i Durrësit po ashtu shprehet se “lejohen gjithashtu të lëvizin me transport ndërkombëtar të trageteve të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Shqiperi ose vijnë në Shqipëri për arsye pune”.

Kështu, lejohen të lëvizin nga dhe për në Shqipëri, të gjithë shtetasit shqiptarë që janë rezidentë në vendet e BE, dhe janë te pajisur me dokumente te shteteve të BE ose shteteve te tjera jashtë BE. Do të lejohen të lëvizin të gjithë diplomatët shqiptarë dhe të huaj, si dhe diplomatë të Republikës së Kosovës me automjetet e tyre personalë në hyrje dhe ne dalje për dhe nga Shqipëria.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare po punon për të bërë të mundur rifillimin gradual dhe të sigurt të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve.

Përmes një njoftimi për shtyp, ministria njoftoi se i gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare./Gazetaatdheu.com/ 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit