Sot, rinisin fluturimet me 3 destinacione, kush mund të udhëtojë

Sot, rinisin fluturimet me 3 destinacione, kush…

Pas tre muajsh pezullimi, sot kanë rifilluar fluturimet në tre destinacione nga Aeroporti i Rinasit, në Vjenë, Athinë dhe në Beograd. Ndërkohë vijojnë dhe fluturimet e riatdhesimit.

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

  • Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
  • Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
  • Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
  • Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

TIA u kujton pasagjerëve  të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

“Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare”, thuhet në njoftimin e TIA.

Në vitin 2019 nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit fluturuan rreth 3.3 milionë pasagjerë, duke arritur një nivel rekord. Gjysma e pasagjerëve kishin si destinacion kryesor Italinë.

Rifillimi i fluturimeve ka nisur me frekuencë më të ulët se përpara Covid-19. Psh, sipas faqes së Austrian, fluturimet janë të hënën, të mërkurën, të premten, të dielën.

Përpara krizës, Austrian Airlines kishte fluturime të përditshme drejt Vjenës dy herë në ditë, në mëngjes herët dhe në drekë. Në vitin 2019, kompania kishte gjithsej rreth 6% të tregut të fluturimeve teksa ishte një nga linjat kryesore që shërbente si tranzit në të gjithë botën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit