Sot Shqipëri-Armeni, interes i ulët nga tifozët për bileta

Sot Shqipëri-Armeni, interes i ulët nga tifozët…

Shqipëria do të luajë sot miqësoren e fundit për këtë vit dhe me shumë mundësi ndeshjen e fundit nën drejtimin e Edy Rejës.

Do të luajë përballë Armenisë, me ndeshjen, që nis në orën 17:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Sa i përket formacionit, Edy Reja nuk heq dorë as këtë herë nga skema 3-5-2, teksa priten disa ndryshime nga beteja e fundit me Italinë.

Ndryshe nga ndeshja me Italinë ku stadiumi ishte plot, në miqësoren e sotme ndaj Armenisë pritet një numër i ulët tifozësh. Mësohet se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 2 mijë bileta në total. Çmimet për një biletë nisin nga 700 lekë të reja deri në 12 mijë lekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit