
Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur ku si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, një 21-vjeçar ka humbur jetën dje në QKUK.
I ndjeri Bujar Zeka, që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK.
I ndjeri do të varroset sot në ora 16:00, në varrezat e Qyteti të Gjakovës.