Sot zgjedhjet në Mal të Zi, Presidenti Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë. Partitë shqiptare garojnë në dy koalicione

Sot zgjedhjet në Mal të Zi, Presidenti…

Mbahen sot në Malin e Zi, zgjedhjet parlamentare.

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në púshtet, ndërsa opózita e renditur në disa bllóqe, synon me ngulm ndërrimin e púshtetit.

Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllókut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës.

Ndërsa PDS i quan zgjedhjet vendimtare për mbrojtjen e sóvranitetit të Malit të Zi nga naciónalizmi serbomadh dhe kisha ortodokse serbe, për opózitën ato janë vendimtare për mbrojten e kishave dhe vendeve të shenjta.

Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare “Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe “Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktáturën 30 vjeçare.

Pjese e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione. Bëhet fjalë për koalicionin e përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe tjetri nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit