SPAK arrestoi kolegun e tij, ironizon Kalo: Korrupsioni shihet dhe në vilat luksoze!

SPAK arrestoi kolegun e tij, ironizon Kalo:…

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka ironizuar arrestimin nga SPAK të kolegut të tij Edvin Priftit të cilit iu gjetën në banesë shuma të mëdha parash. Pa përmendur emra Kalo në një postim të bërë në ‘Facebook’ shkruan se korrupsioni është gangrena e sistemit tonë e se është i shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Mjeku shkruan ndër të tjera se korrupsioni shtrihet në vilat luksoze mirëpo nuk zbulohet.

SHKRIMI:

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë Demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat lluksoze, POR çuditërisht nuku zbulohet”

Mjeku i specializuar në fushën e kardiologjisë Edvin Prifti është pezulluar ditën e djeshme nga puna nën akuzën e korrupsionit pasiv. Nga kontrollet në banesën e tij janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Shumë të ardhurash që dyshohet se janë produkt i korrupsionit të ushtruar nga mjeku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit