SPAK bën "kokë turku" 6 cironkat e ARRSH për oligarkun Salillari, kursehet dhe Vis Berberi

SPAK bën “kokë turku” 6 cironkat e…

SPAK ka marrë të pandehur gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar në lidhje me një aferë të rëndë korruptive që lidhet me tenderin 22 milionë euro për segmentin “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” Loti 1… tender ky i denoncuar si korruptiv disa herë nga JOQ Albania.

Të akuzuarit janë Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi, të cilët dyshohet se kanë favorizuar kompaninë e njohur të ndërtimit të Pëllumb Salillarit në shpërndarjen e këtij tenderi të majmë.

“Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit”,-thotë SPAK.

Sipas dosjes hetimore, zyrtarët kanë firmosur dokumentacionin dhe kanë paracaktuar fituesin në bashkëpunim të ngushtë me oligarkun, ndërsa vetë janë “shpërblyer” me përfitime dytësore.

Ndërkohë, përfitimet kryesore, si zakonisht, kanë përfunduar në duart e biznesmenit dhe figurave të fuqishme politike që qëndrojnë pas tij.

Supervizorja e punimeve, Entela Çano, ka certifikuar punë të pakryera, duke i hapur rrugë pagesave fiktive dhe fryrjes së kostove. Megjithatë, ndonëse skema përfshin manipulim të qartë dhe përfitime të jashtëligjshme, hetimi i SPAK është ndalur vetëm te zyrtarët e nivelit të mesëm.

Pëllumb Salillari dhe të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”, që dyshohet se kanë dhënë urdhrat nga lart për dhënien e tenderit, nuk janë prekur nga drejtësia e po ashtu as kreu i ARRSH Evis Berberi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit