SPAK dërgon në Gjykatë dosjen për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

SPAK dërgon në Gjykatë dosjen për atentatin…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Të pandehur janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Redjan Rraja, është i akuzuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ariol Halilaj, është i akuzuar se ka kryer veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ngjarja

Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 01.11.2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet Benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targe AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas kanë marrë plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri.

Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se vazhdon hetimet me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit