SPAK e "arrestoi"| Lefter Koka hyn me duar në xhepa në Drejtorinë e Policisë (Video)

SPAK e “arrestoi”| Lefter Koka hyn me…

Lajmi i bujshëm i pak minutave më parë se ish-ministri Lefter Koka është arrestuar nga SPAK, vjen me detaje të reja. Tashmë në cilësinë e të akuzuarit për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”, ndaj Kokës kanë nisur të hapen dosjet e të paraqiten faktet. Por duket se ish-ministri i Mjedisit nuk është shumë i shqetësuar se emri i tij po lakohet në të gjitha mediat e madje edhe nga ambasadorët e huaj në Shqipëri.

Me duar në xhepa, pa pranga dhe i pashoqëruar, Lefter Koka shihet në videon e siguruar nga JOQ teksa paraqitet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Koka sipas burimeve do të merret fillimisht në pyetje, e më pas do të jenë organet e gjyqësorit që do të vendosin nëse ish-ministri do të ulet në bangën e të akuzuarve në pritje të vendimit të togave të zeza.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit