SPAK hap dosjet e Illir Beqjas dhe Manastirliut, 6 mijë tendera korruptivë në shëndetësi, ja kujt ia dhanë paratë e shqiptarëve

SPAK hap dosjet e Illir Beqjas dhe…

Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, fillimisht nën dorën e Ilir Beqjas dhe më pas të Ogerta Manastirliut, ka marrë përmasa të frikshme, duke thyer çdo rekord vjedhje dhe abuzini në historinë e pluralizmit shqiptar. Më në fund, Prokuroria e Posaçme ka vendosur të hapë një pjesë të dosjeve së vjedhjeve me tendera në shëndetësi, duke trazuar Ilir Beqjan, Manastirliun, grupin e klientëve që marrin paratë dhe më pas i ndajnë me pushtetin sipas rolit në vjedhje si dhe bandën e drejtorëve që përgatisin letrat e vjedhjeve. Kjo veprimrari antishqiptare ushtrohet me miratimin e Edi Ramës. Për të ilustruar përmasat e perandorisë së korrupsionit në shëndetësi, po sjellim në vëmendje tre fakte.

Së pari, kompania e Tom Doshit, ALDOSCH, e kamufluar me emrin e Aqif Hoxhës, ka marrë rreth 9 % të të gjithë tenderave në shëndetësi, mbi 1 600 tendera. Tenderat janë marrë vitet e fundit me garë dhe pa garë, në fshehtësi dhe duke eliminuar çdo konkurrent tjetër. Tom Doshi është futur zyrtarisht dhe familjarisht në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e krimit dhe mafies në Shqipëri, ndërsa Edi Rama, më parë përmes Ilir Beqjas dhe tani përmes Manastirliut i jep paratë e shëndetësisë. Ilir Beqja është cerifikuar zyrtarisht si hajdut i parave publike me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, ndërsa Manastirliu me shumë gjasa do të merret e pandehur nga SPAK si përgjegjëse për vjedhjen e qindra milionë eurove.

Së dyti, 1/3 e të gjithë tenderave të zhvilluara vitet e fundit në shëndetësi janë dhënë në mënyrë korruptive, duke paracaktuar kompanitë fituese. Këto procedura kanë sjellë që diferenca mes fondit limit dhe ofertës së shpallur fituese të jetë qesharake, duke shpërdoruar dhe vjedhur paratë publike. Nga 18 mijë tendera të zhvilluara në sektorin e shëndetësisë, rreth 6 mijë tendera janë dhënë me procedura korruptive. Konretisht 6 mijë tendera janë dhënë pa garë, ose janë skualifikuar të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Asnjë degë tjetër e qeverisjes së vendit nuk ka dhënë një numër kaq të madh tenderash me procedura të dyshimta. Në shumicën e 6 mijë tenderave ka marrë pjesë vetëm një kompani. Në raste dhe rretha të caktuara ligji i lejon këto lloj procedurash, pasi ligjin e ka hartuar vetë politika. Por, këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste, e cila ndan paratë me pushtetin.

Një pjesë tjetër nga këto tendera janë zhvilluar pa garë fare, ku kompania fituese është caktuar në tavolinë. Këto tendera konsiderohen korruptivë dhe po hetohen nga SPAK edhe për shkak se janë skualufikuar të gjitha kompanitë e tjera nga gara, duke diktuar fituesin, janë anuluar tenderat në rastet kur kompani e piketuar si fituese nuk ka fituar dot, janë bërë shtesa korruptive në kontrata, kanë berë manovra me specifikimet teknike etj.

Së treti, paratë në shëndetësi po i merr krimi dhe politika. Mbi 10 miliardë lekë tendera i ka marrë Kristinka Leka nga Vlora, e cila është bashkëshortja, por jo me letra, Lefter Lamajt, i arrestuar në 2017 në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane si bos droge dhe prostitucioni. Miliona euro i ka futur në xhep Tom Doshi. Mbi 8 miliardë lekë tendera i ka marrë kompania Megapharma, e akuzuar nga vetë deputetët e Edi Ramës për lidhje me Petrit Vasilin, ‘zagarin’ e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Jo rastësisht Vasili nuk flet kurrë për aferat e Beqjas dhe Manastirliut. Gruaja e Nikolin Jakës, Alma Tafani, ka marrë gjithashtu miliarda lekë me dorën e Manastirliut dhe Ilir Beqjas. Këto të dhëna janë maja e aisbergut të vjedhjeve në shëndetësi. /Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit