SPAK i bën kërkesë Kuvendit: T’i hiqet imuniteti dy socialistëve

SPAK i bën kërkesë Kuvendit: T’i hiqet…

SPAK i kërkon Kuvendit t’u heq mandatin dy deputetëve Fatmir Mediu dhe Alqi Bllako. Bëhet me dije se një kërkesë e tillë ndodhet në zyrën e Lindita Nikollës dhe pritet një përgjigje për SPAK, që mund t’i hapë rrugë arrestimit të dy politikanëve.

Mësohet se Prokuroria Speciale ka kërkuar heqjen e mandatit për kryetarin e Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu. Ky i fundit është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.

Jo vetëm kaq. Kërkohet heqja e imunitetit dhe për Alqi Bllakon. Sipas SPAK, Bllako është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve. Përmendim se prej muajsh deputeti Fatmir Mediu ka nisur një “betejë”  me drejtësinë, pasi familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar rihapjen e hetimeve ndaj tij.

Ata e akuzojnë Mediun si përgjegjës për tragjedinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit