SPAK i komunikon akuzën, Beqaj tenton të justifikohet për koncensionin e sterilizimit

SPAK i komunikon akuzën, Beqaj tenton të…

SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikuar akuzën për ‘shpërdorim detyre’ ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për çështjen për koncesionin e sterilizimit.

Të bashkëpandehur për të njëjtën dosje hetimore u morën edhe 8 persona të tjerë, të cilëve SPAK u komunikoi akuzën që ka ngritur për secilin.

Nga 9 të akuzuarit, dy prej tyre janë në paraburgim. Këtu përfshihet ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj i dyshuar se ka kryer shpërdorim detyre në dhe biznesmeni që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale, Ilir Rrapaj. Ky i fundit hetohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Edhe pse SPAK ka ngritur këtë akuzë, për Beqajn koncensioni korruptiv ka qenë misioni i tij, me argumentin që tu garantonte qytetarëve kujdesin e duhur shëndetësor.

Garantimi i kujdesit shëndetësor e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçensë fondet, është detyrë. Por t’i përdorësh me eficensë është akoma më e mirë. Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë procesin e sterilizimit, uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikut në spital. Janë kursyer para. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar”, tha ai.

Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja. Për këtë dosje, SPAK ka siguruar edhe përgjime ambientale dhe telefonike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit