SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën

SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter…

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite për Lefter Kokën dhe 4 për Alqi Bllakon.

Ata akuzohen për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Sakaq, SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.

Sipas SPAK provohet fakti që janë kryer vepra penale, për ‘shpërdorim detyre’, ‘korrupsion’,’ pastrim parash’ e ‘shkelje të barazisë në tendera’. Procedura në negocimin pas shpalljes dhe koncesioni ju dha shoqërisë ‘Albetek Energy’ shpk.

Ish-ministri Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar të gjitha procedurat ligjore. Anëtarët e komisionit nuk kanë respektuar ligjin. Kontrata ka qenë e paracaktuar që të fitohej nga kompania Albtek Energy shpk. Mërtiri dhe Zoto kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Alqi Bllakon dhe Etleva Kondin

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit