SPAK kërkon 4.6 vite burg pë Safet Gjicin

SPAK kërkon 4.6 vite burg pë Safet…

4 vite e 6 muaj burg janë kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, dhe 1 vit e 6 muaj për Alma Kaçin, vajzën me të cilën ish-kryebashkiaku socialist u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale.

Akuza e ngritur ndaj Gjicit është ajo e korrupsionit pasiv, ndërsa ndaj Kaçit korrupsion aktiv. Të dy ata kërkuan gjykim të shkurtuar, duke bërë që masa e dënimit të ulet në 3 vite burgim për Gjicin dhe 1 vit për Kaçin.

Përveç burgut, ndaj socialistit Gjici është kërkuar dhe pezullimi për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike. Ky i fundit u arrestua në 24 qershor me urdhër të SPAK, disa ditë pasi në media u shfaq videoja intime në zyrën e bashkisë Kukës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit