SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, akuzohet për tjetërsim pronash

SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kreun…

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar 4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frroku. Fran Frroku akuzohet për tjetërsim pronash në zonën e quajtur ”Rana e Hedhun” në Shëngjin. Bëhet fjalë për një pronë me sipërfaqje e 66 mijë metër katrorë. Nëse kjo kërkesë miratohet, dënimi konvertohet në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Fran Frroku ka drejtuar Bahkinë e Lezhës nën siglën e Partisë Demokratike. Ai u arrestua për këtë akuzë në vitin 2018 por më pas u la në arrest shtëpie. Tashmë në listën e të akuzuarve, SPAK ka kërkuar dënimi me 2 vite burg për Sokol Toma, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë. Po ashtu dy vite burg u kërkuan edhe për Bledar Cara, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë. Pjesë e të akuzuarve janë edhe nënpunësit Gjovalin, Juxhina Mema, dhe Adiona Martini.Prona me vlerë 13 milionë euro, mendohet se u është dhënë personave të afërt dhe të njohur për të akuzuarit, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre. Në këtë aferë korruptive u përfshi ish-drejtori i Hipotekës, Artan Daja, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë në vitin 2020 dha dy vite burg. Në tjetërsimin e pronave ndihmoi po ashtu edhe për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi. Për këtë të fundit u kërkua asokohe vetë një vit burg. Në listën e të akuzuarve janë edhe 16 persona të tjetrë me një total dënimi prej 43.6 vite burg.Kjo nuk është hera e parë që pronat e bregdetit lakmohen nga politikanët dhe personat e lidhur me ta. Gjiri i Lalzit, Pishat në Golem, Kep Merli, Palasa, apo edhe Himara, janë dëshmia sesi politikanët kanë ngritur vilat e tyre së bashku me familjarët dhe biznesmenët e lidhur me ta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit