SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre makina luksoze që përdorte Kejvina Kthella

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan…

Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019 pas një atentati ndaj makinës ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja së bashku me Aleksandër Laho si edhe Andi Maloku.

Maloku mbeti i vdekur ndërsa dy të tjerët u plagosën.

SPAK i ka kërkuar GJKKO që të konfiskojë pasurinë e Rrajës. Mes pasuri që do ti kalojnë shtetit është edhe një makinë luksoze Audi A8.

Kjo makinë është në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Modelja ka patur një histori dashuri me Rrajën.

Mësohet se makina përdorej edhe nga i arrestuari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit