SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met Kananin, pretendimet

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Met…

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes për Met Kaninin, i konsideruar si ‘Eskobari’ shqiptar.

Siç raporton News24, SPAK pretendon se ka marrë vendimin e drejtësisë turke dhe në kushtet kur nuk mund të vijojë më me hetimin dhe gjykimin e të njëjtave fakte i është drejtuar gjykatës së posaçme me kërkesën për pushimin e çështjes.

Për të pandehurin Besimr Llupi nga autoritet e drejtësisë turke është vendosur të shpallet i pafajshëm dhe për këtë SPAK pretendon se nuk mund të vazhdojë me këtë çështje.

Hetimet për grupin e Met Kananit kanë nisur 3 vite e gjysmë më parë dhe vetëm para dy vitesh u godit grupi ku u  arrestuan 30 persona, 25 prej tyre janë dënuar nga gjykata të ndryshme dhe ata po vuajnë dënimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit