SPAK kërkon rivlerësim të masave për shpërthimin tragjik në Lushnje

SPAK kërkon rivlerësim të masave për shpërthimin…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrpusionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar këtë të hënë një kërkesë Gjykatës së Posaçme për rivlerësim të masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Fierit, sa i takon shpërthimit tragjik të regjistruar në biznesin e deputetit Bujar Çela në Lushnje.

Për të gjithë ngjarjen që i mori jetën dy personave babë e bir, lë të lënduar shtatë të tjerë dhe shkaktoi dëme të mëdha material në banesat e bizneset e zonës, i vetmi i arrestuar është Lenonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër bërjen e punimeve. Sa i takon të akuzuarve të tjerë për ngjarjen vijojnë të jenë të lirë, teksa e vetmja masë është ajo e pezullimit nga detyra.

Prokuroria e Fierit gjatë hetimeve pretendoi se i përfshirë në element të veprimtarisë penale është dhe ish-depuetit Bujar Çela, dhe për këtë arsye shpalli moskopetencë. Nga ai monet çëshrja i kaloi për hetim SPAK, si organi që ka për detyrë hetimin e politikanëve.

Nga shpërthimi i një bomble oksigjeni dhe kontakti I një vinçi me telat e tensionit të lartë që kalonin mbi fabrikë, ndërroi jetë Landi Verçani dhe djali i tij 20-vjeç, teksa mes të lënduarve ishte dhe deputeti Bujar Çela.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit