SPAK kontrolle te banesa e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit!

SPAK kontrolle te banesa e Ilir Prodës,…

Me urdhër të GJKKO-së, SPAK ka nisur kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Aksioni zhvillohet në kuadër të një hetimi ku është përfshirë edhe emri i ish-kryepolicit.

Sipas vendimit të gjykatës, kontrollet përfshijnë banesën dhe vetë Prodën. Në kuadër të të njëjtit aksion, kontrolle po kryhen edhe në banesat e personave të tjerë që dyshohet se lidhen me hetimin.

Operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit