SPAK mbyll hetimet për të akuzuarin për terrorizëm

SPAK mbyll hetimet për të akuzuarin për…

SPAK ka mbyllur hetimet për Muhamet Manollarin. Ky i fundit akuzohet për financim të terrorizimit. Nga hetimet ka rezultuar se Manollari i ka dërguar babait të tij, një shumë prej 864 eurosh në kohën kur ai jetonte në Siri.

Në datën 19.11.2018, i pandehuri Muhamet Manollari, ka transferuar nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare” shumën prej 864 (tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) Euro, në favor të shtetasit sirian me iniciale A.A.S, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij Mehdi Manollari, i cili në atë kohë ndodhej në Siri, dhe ka qenë pjesëmarrës i organizatës terroriste “ISIS” (besohet të ketë vdekur në vitin 2019), thuhet në njoftimin zyrtar.

Mësohet se transferta është kryer në vitin 2018, ndërsa sipas SPAK, dyshohet se babai i Muhamet Manollarit, Mehmdi Manollari është vrarë në vitin 2019.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit