SPAK mbyll sytë/ Alba Exotic Fruit u kap me kokainë në arkat e bananeve, po hetohet për evazion fiskal

SPAK mbyll sytë/ Alba Exotic Fruit u…

Në arkat me banane që vinin nga Amerika Latina jo pak herë janë gjendur pako me kokaninë. Lënda narkotike ka hyrë kryesisht nga porti i Durrësit ku kompanitë shqiptare të bananeve ngarkonin drogën e mbërritur nën frutat ekzotik. I tillë ishte edhe rasti i kompanisë Alba Exotis Fruits. Janë të paktën pesë episode sipas Prokurorisë së Posaçme ku në kontenierët e kësaj kompanie janë gjetur pako me kokainë, e cila vinte nga Ekuadori.

Alba Exotis Fruits vazhdon të jetë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, por SPAK ende nuk ka vërtetuar dot ekzistencën e grupit kriminal. Prokurorët nuk po hetojnë kokainën por fshehjen e të ardhurave të kompanisë nëpërmjet një evazioni të mundshëm fiskal.

Teksa Alba Exotis Fruits ishte nën gjurmimin e policisë për kokainë, tatimet kontrolluan 40 arka me banane për të parë a ishin apo jo shkresat në rregull. Sipas TCH, Prokuroria e Tiranës nisi hetimin për shkak të një denoncimi nga organet tatimore që pretenduan se në ngarkesën prej 776 kg banane nuk kishte fatura tatimore shoqëruese.

Në pranga deri tani janë Barjon Gumeni dhe Eduart Dauti. Të dy këta persona nuk po hetohen më nga prokurorët e posaçëm, por nga prokuroria e Durrësit, që bëhet me dije se ka përcjellë letërporosi drejt vendeve të origjinës së kokainës. Në total dyshohet se janë midis bananeve u sollën mbi 40 kg kokainë që grupi kriminal nuk iu është gjetur ende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit