SPAK mësynë në banesën dhe zyrën e drejtoreshës së re të KESH-it, Viola Haxhiademi

SPAK mësynë në banesën dhe zyrën e…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar gjithsej 19 kontrolle në banesa dhe ambiente pune të zyrtarëve shtetërorë dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen hetimore, e cila lidhet me procedurat e tenderave publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

Sipas burimeve, ndër personat ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente pune është edhe Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit