SPAK nis hetimin e call-centerave të bursave, çfarë paralajmëron

SPAK nis hetimin e call-centerave të bursave,…

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion SPAK ka njoftuar se do të nis një hetim për call centerat e paligjshëm në Shqipëri, të cilët dyshohet se mashtrojnë persona me të ashtuquajturat bursa.

SPAK do të nisë një hetim për 13 kompani “call center”-ash me qendër në Tiranë pasi dyshohet se kanë mashtruar me shuma të mëdha një numër të konsiderueshëm qytetarësh të Bashkimit Europian.

Gazetari Artan Hoxha e bëri me dije këtë lajm në ABC< duke thënë se call-center-at duhet të kalojë në sitë për aktivitetin që kryejnë në Tiranë, pasi ka shumë shtete që kanë ngritur shqetësime për mashtrime.

Call center-at duhet t’i kalojnë në sitë, ata me çfarë nuk merren. Në Kosovë ndërhyri vetë Gjermania. Call center vendndodhjen ka në Shqipëri, aktivitetin nuk e ka këtu. Shumica i ke në apartamente. Kjo duhet të goditet sepse po bëhemi problem. Janë jashtë kontrollit” tha Hoxha.

Artan Hoxha u shpreh se në ditët në vazhdim pritet që të ketë zhvillime të tjera të rëndësishme. “Do të ketë zhvillime për call center-at sepse jemi bërë problem për BE-në” tha më tej ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit