SPAK heton “Call Center-at” që mashtrojnë të huajt, gazetari 'plas' videon ku pronarët boshatisin ambientet

SPAK heton “Call Center-at” që mashtrojnë të…

Pas sinjaleve që janë marrë nga shtete të ndryshme europiane, ku shumë qytetarë të tyre janë mashtruar me shumë para, me pretendimin që t’i investonin në bursë, SPAK është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet për të pakëtn 10 biznese “Call Center” në vendin tonë.

Si duket ky vendim nga ana e SPAk, ka trembur pronarët dhe ortakët e këtyre bizneseve informale në Tiranë, ndërsa ka bërë në orët e vona të natës të nisin të boashatisin ambientet e bizneseve. Ka qenë gazetari Artan Hoxha, i cili në një postim në Instagram, publikon një video ku shihet që gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, disa të rinj heqin të gjithë bazën materiale nga biznesi i tyre i vendosur në një pallat në qendër të Tiranës.

Hoxha thotë se njëri prej ortakëve të këtij biznesi ishte shtetas gjerman, ndërkohë që tjetri lëvizte me një makinë luksoze. 

Gazetari:

Mbani frymen njerez! Lajm i minutes se fundit… Kjo historia me call center mori paksa per dreq…  Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.

Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender te Tiranes. Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.

Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre. Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicer apo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore ….

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit