SPAK nuk nisi hetimet/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon dhe prokuroren Kajana!

SPAK nuk nisi hetimet/ Aleanca për Mbrojtjen…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar sot në SPAK një ankimim dhe një kallëzim të ri. Ankesa ka të bëjë me vendimin e prokurores së SPAK Manjola Kajana e cila nuk pranoi nisjen e hetimit për ambasadorin e BE Luigi Soreca sa i përket takimit me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Ndërsa kallëzimit të sotëm, përveç kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe ambasadorit Soreca, i është bashkangjitur edhe emri i prokurores Kajana për “shpërdorim detyre”.

Veliaj e Soreca kallëzohen për “Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publik”, “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit