SPAK sekuestron hotel “Vollgën” në Durrës, ishte në pronësi të Emiljano Shullazit

SPAK sekuestron hotel “Vollgën” në Durrës, ishte…

Që nga dita e sotme, ish-hotel Vollga në Durrës do të jetë nën menaxhimin e shtetit.

Mësohet se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ka sekuestruar Vollgën.

Sekuestrimi ka ardhur me kërkesë të SPAK, në bazë të ligjit Antimafia, për kalimin e pronës tek Emiljano Shullazi.

Në periudhën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj, por në vitin 2014, një pjesë e pronës i kaloi Emiljano Shullazit.

Ky ii fundit e ka përfituar pronën në bazë të dy akteve të dhurimit, por është dhe në hetm dhe në paraburgim, pasi akuzohet se e ka marrë me dhunë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit