SPAK sheh ç’bëhet?! Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan fut në lojë “kukullën” e tij, merr 100 MLN Lekë!

SPAK sheh ç’bëhet?! Klodian Allajbeu i Spitalit…

MSE shpk është një nga kompanitë jo shumë shpesh të dëgjuara na fushën e tenderimeve publike në sektorin e Shëndetësisë. Por kur kompania me pronarë mjaft të njohur në këtë fushë merr tender, godet përsa i përket favorizimeve që i bëhen për arsye që shumë mund t’i marrin me mend pse.n Kompania e blerë nga turqit, në pronësi me 80% të aksioneve të menaxheres së përgjithshme të Evitës (përfitueses së koncesionit të Hemodializës 8.6 Miliard Lekë), Ilda Tërshanës, ortakut të saj Arbër Liçajt dhe turkut Can Kutay Orten ka përfituar një tender me vlerë 112 Milionë Lekë pa TVSH, në të cilin Fondi Limit ishte 117 Milionë, dhe oferta që ka dhënë nuk ka qenë më e ulëta e mundshme midis operatorëve ekonomikë në garë. Menaxherja e EVITA, njëkohësisht zotëruese e MSE duket se ka lidhje të thella në këto afera të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan po ashtu fitues i koncesionit të Hemodializës me EVITËN, që sipas burimeve në media është po ashtu pas hijes së ish-kompanisë së themeluar nga vajza e xhaxhait të tij, Majlinda Fetiu.

Ky tender është klasifikuar me Flamur të Kuq për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit” për faktin sepse të tre operatorët ekonomikë nuk kanë plotësuar një kriter të veçantë në termat e kualifikimit, duke e bërë këtë tender tendencioz me fitues të paracaktuar, metodë kjo që përdoret për të favorizuar një klient të qeverisë. Ashtu siç e përmendëm edhe më lart, pak kohë më parë kjo kompani ka përfituar një tjetër tender në shkelje me verë 300 Milion Lekë pa TVSH. (Tenderin mund ta lexoni në fund të artikullit)

Por pse pikërisht menaxherja e EVITA-s së krimbur me paratë e koncesionit të Hemodializës, favorizohet në një tender klientelist të hapur për hetim kundrejt dyshimeve të përfitimit? Cilat janë lidhjet e saj me titullarët e Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan? Pse kjo menaxhere dhe zotëruese e dy kompanive përfituese të parave publike, nuk hetohet për përfitimin e ngrënies nga Buxheti i Shtetit? SPAK i ka faktet lehtësisht të gjetshme, publike e për më tepër të thjeshtuara nga mediat për të vënë nën hetim ujqërit e parave të shqiptarëve, të bërit një sy qorr e një vesh shurdh është indikator i refuzimit të kryerjes së detyrës për të cilën supozohet të përmbushë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit