SPAK stepet nga Policia: Arrestimet do i kryejmë vetë

SPAK stepet nga Policia: Arrestimet do i…

Deklarata e drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, u perceptua si një mesazh me peshë për mënyrën se si do të funksionojnë detyrat e inatitucioneve ligjzbatuese në të ardhmen.

Për herë të parë u artikulua hapur se SPAK synon pavarësi të plotë operacionale dhe nuk dëshiron të varet nga Policia e Shtetit për arrestimet apo veprimet procedurale. Në praktikë, kjo po përkthehet në një rol gjithnjë e më të madh të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndërsa Policia e Shtetit duket se po mbetet jashtë operacioneve më të ndjeshme.

Zyrtarisht, argumenti është nevoja për pavarësi dhe ndërtimi i kapaciteteve të veta. Megjithatë, zhvillimet e muajve të fundit kanë ngritur pikëpyetje të forta.

Në disa operacione kundër krimit të organizuar, persona ndaj të cilëve ishin caktuar masa sigurie nuk u gjetën në momentin e ndërhyrjes, ndërsa disa prej emrave më të kërkuar, që sipas informacioneve të publikuara në media ndodhen në Shqipëri, kanë vijuar të qëndrojnë të lirë për një kohë të gjatë.

Në këtë kontekst lind natyrshëm një pyetje: a lidhet kjo strategji e re me shqetësime për dekonspirimin e operacioneve? SPAK nuk ka bërë asnjë deklaratë që ta mbështesë një pretendim të tillë. Megjithatë, fakti që institucioni po investon për të kryer vetë të gjithë ciklin operacional është interpretuar nga shumëkush si një sinjal se besimi te strukturat tradicionale të Policisë së Shtetit nuk është më ai i viteve të para të reformës në drejtësi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit