SPAK të zbulojë, se çfarë “gogoli” ka në dosjet e Kadastrës-Vlorë, që po tmerron e largon drejtorët; 17 të ikur në 7 vite

SPAK të zbulojë, se çfarë “gogoli” ka…

Pas 3 ditë kalendarike e 1 ditë pune zyrtare, Viola Hima, iku me “lemeri” nga detyra Drejtore e Kadastrës Vlorë; madje edhe nga krejt ky institucion, ku para emërimit ishte Zv/drejtore.

Drejtorja “ditore”, iku duke refuzuar edhe këmbënguljen e super hajdutit të tokave, deputetit Alket Hyseni; i cili e përzgjodhi në atë detyrë me “bekimin” e Edi Rmës; jo për të drejtuar ligjërisht, por për të “pastruar” dosjet e zeza të pronave.

Nuk është lajm i ri, fakti që prej 7 vitesh pushtet “Rilindje”, hipoteka-ALUIZNI dhe Komisioni i Pronave në Qarkun-Vlorë, janë në “kujdestarinë kriminale” të deputetit Alket Hyseni.

Nuk është as shpifje, fakti që “përbindëshi” Alket Hyseni, ka inskenuar, nxitur, mbështetur, grabitur, shitur e shpërndarë 676 ha troje, tokë bregdetare e parqe natyrore në rrethin e Vlorës; për krerët e mafies politike majtas-djathtas dhe të drejtësisë e policisë.

Këtë hajdutëri, deputeti pronar i 94 ha toka, troje, të grabituar në Vlorë, Sarandë, Durrës, Kavajë; e ka realizuar duke përdorur dy falsifikatorët Pëllumb Petritaj e Artur Shehu; njeri në burg, sa për dekor si Sudja; ndërsa tjetri fshehur në SHBA, por i pa kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Letrat e këtyre krimeve janë të hapura, sepse është ende i hapur konflikti me ish-pronarët; ndaj dosjet e falsifikuara në Vlorë, duhen veshur me maskë ligjore, sipas “thelave” që kanë marrë bosët e politikës, oligarkisë, pushtetit dhe “të fortët” e tyre.

Këtë “pastrim krimi” në dosjet e pronave; kanë frikë ta bëjnë drejtorët “kukulla”, që kërkon Edi Rama; i përzgjedh Alket Hyseni, i miraton formalisht Etilda Gjonaj dhe i emëron Artan Lame.

Ndaj, në periudhën 1 tetor 2013-1 qershor 2020, në Kadastrën-Vlorë, janë emëruar, shkarkuar, e dorëhequr 17 drejtorë; të 17 me status sekserë, militantë e familjarë të bandës “Rilindja”.

Kuptohet, se përse janë vendosur në këtë detyrë, ku rekord largimi është drejtorja Vilo Hima… me 1 ditë qëndrim në postin Drejtore e Kadastrës-Vlorë; dhe iku e alarmuar, nga presioni i Alket Hysenit e Artan Lames, për të firmosur falsifikimet e dosjeve pronësore.

Në 20 vitet e fundit, rezulton se me akte-trashëgimie, akte-sekuestrime, akt-dhurimi, tapi, akt-blerje e vendime gjyqi false; në Qarkun Vlorë, janë grabitur afro 2300 hektarë toka, troje, pyje, rrugë, bregdet, parqe madje edhe territore të disa kalave, kishave, xhamive, teqeve e bazava ushtarake.

Kryeministri Rama, këto gjurmë të bandës së tij e të parardhësve shtetarë, prokurorë, gjyqtarë, kryepolicë, oligarkë e “të fortë” hajdutë në Vlorë; ka marrë përsipër t’i zhdukë, duke i vënë kapak krimit me pronat në Vlorë.

Ndaj po ndodh “çudia” e emërim-shkarkim-dorëheqjes së drejtorëve të Kadastrës-Vlorë, numri të cilëve, në 7 vitet pushtet “Rama” është 17, duke vazhduar me komandimin e drejtorit të 18-të.

Kjo “çudi”, mendojmë se duhet të jetë detyrë primare dhe tepër urgjente e SPAK; për të zbuluar, se çfarë “gogoli” paska në dosjet e Kadastrës-Vlorë, që ka detyruar shkarkime e dorëheqje të 17 drejtorëve në 7 vite.

Nuk është çudi, që dhe drejtori i caktuar më 2 qershor 2020, të mos e mbush javën në detyrë…./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit