SPAK-u i sekuestroi 26 pasuri, RENEA shoqëron te Drejtoria e Policisë biznesmenin Ylli Ndroqi

SPAK-u i sekuestroi 26 pasuri, RENEA shoqëron…

Pasi i janë vënë nën sekuestro pasuritë e patundshme, biznesmenit Ylli Ndroqi i kanë tentuar t’i vënë edhe prangat si të ishte një kriminel ordiner.

Ai bashkë me truprojat është shoqëruar pak më parë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga një grup i efektivëve të RENEAS.

Kjo ka ndodhur pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi sekuestrimin e 26 pasurive që janë në emër të biznesmenit, apo aksioneve që ai zotëronte në biznese të ndryshme, përfshi edhe dy media televizive.

Nuk dihet sepse Ndroqi është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga njoftimi zyrtar i SPAK, mësohet se, mes pasurive të sekuestruara janë apartamente, makina, sipërfaqe toke, apo aksione në bizneseve të ndryshme.

SPAK bëri të ditur se, ka regjistruar procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë.

Nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se, shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu), ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ligji Antimafia) :

SPAK bëri të ditur se pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur, si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se, janë të pajustifikuara.

Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Sipas SPAK, ka arsye të bazuara për të besuar së lidhur me pasurinë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit