SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes i heq taksat Ron Yeffet

SPAK u sekuestron telefonat, Ministria e Mbrojtjes…

Në kulmin e hetimit për skandalin “Kayo”, vetëm pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) sekuestroi telefonat e Ardi Veliut, Arjeta Pucës dhe izraelito-amerikanit Ron Yeffet, Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj që u fal taksat bizneseve të tregtimit dhe prodhimit të armëve.

Drafti i ri ndryshon ligjin ekzistues për industrinë ushtarake duke krijuar një paketë të plotë lehtësirash fiskale për subjektet e licencuara në këtë sektor. Përfituesit kryesorë të këtij favorizimi pritet të jenë kompanitë private të lidhura me partneritetet shtetërore, të cilat sot ndodhen nën lupën e SPAK-ut për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe hije të rënda dyshimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të armëve.

Paketa e lehtësirave: Heqje totale e taksave

Sipas dokumentit zyrtar, qeveria propozon përjashtimin e plotë nga çdo detyrim financiar mbi armatimet e prodhuara apo të tregtuara në vend, si dhe mbi importin e makinerive e lëndëve të para:

  • TVSH 0% për shitjet: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për produktet përfundimtare ulet në zero, duke eliminuar shkallën 10% që parashikonte ligji aktual.

  • Import pa taksa: Operatorët përjashtohen plotësisht nga TVSH-ja në import për makineritë dhe pajisjet prodhuese.

  • Zero taksa vendore: Bizneset e armëve nuk do të paguajnë më asnjë taksë lokale për ndërtesat apo aktivitetin e tyre.

  • Tatim-fitimi zero: Këto masa u shtohen përjashtimit ekzistues 10-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat korporative.

Hetimet e SPAK-ut dhe audiopërgjimet për Ukrainën

Iniciativa ligjore vjen në një kohë kur zyrtarët e ndërmarrjes shtetërore “Kayo” dhe partnerët e tyre privatë janë nën hetim intensiv. Aksioni i SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për kontrollin e vilave dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike u ndërmor menjëherë pas publikimit të disa audiopërgjimeve nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Në këto regjistrime, biznesmeni Ron Yeffet dëgjohet në biseda me sipërmarrës dhe shtetas ukrainas (të identifikuar si Igor, Sergei dhe Tatiana), ku zbulohet një skemë e dyshuar e tregtimit dhe transportit të armëve përmes territorit shqiptar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit