Në kuadër të operacionit të SPAK, janë zhvilluar kontrolle në disa prej ambienteve të lidhura me klanin Troplini.
Kontrollet janë kryer në Shkozet, në banesën e Xhevdet Troplinit, i njohur me nofkën “Poja”, si edhe në banesën e nipit të tij, Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”. Doçi rezulton të jetë person në kërkim nga SPAK, nën dyshimin për përfshirje në një grup kriminal.
Aksioni vjen pas zhvillimeve të tjera të hetimit, ku më herët është firmosur masa e arrestit shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni. Në kuadër të të njëjtit hetim janë kryer gjithashtu kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.