SPAK 'zgjohet' nga gjumi, i nis kërkesë italianëve: Informacion për çdo person që përmendet në përgjime

SPAK ‘zgjohet’ nga gjumi, i nis kërkesë…

Fax news zbardh kërkesën zyrtare që SPAK do u drejtojë autoriteteve italiane përsa i përket përgjimeve të dala nga klani mafioz i “ndraghetës”. Tashmë SPAK i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë drejtësisë italianë përsa i përket hetimeve në vendin fqinj.  Me anë të kësaj shkrese, SPAK do të kërkojë akte që janë bërë publike dhe akte që nuk janë bërë publike nga dosja hetimore e prokurorisë së Katanzaros.

Informacioni do të kërkohet për çdo personazh që ka rezultuar në përgjime, apo episodë ku përmendet Shqipëria. Burime nga SPAK thonë se këto të dhëna do vlerësohen me fakte që do verifikohen për tenderët në vendin tonë. Kërkesa për ndihmë juridike do bëhet me procedurë të shpejt.

Pas përgjigjes që  do të marrin nga italia, SPAK do vendosë nëse do të nisë apo hetimet në vendin fqijin, e më pas me anë të një letërporsie ata do kërkojnë informacione dhe prova për personat që dyshohet se janë të përfshirë.

Rreth një javë më parë antimafia italiane vuri në pranga 50 persona, si pjesë e organizatës mafioze Ndragheta. Nga përgjimet e kësaj dosjeje janë ngritur dyshime se organizata mafioze pastron paratë në vëndin tonë. Nga këto përgjime ka lindur dyshime se zyrtarë në shqipëri mund të kenë lidhje me pjestarë të kesaj organizate.

Referuar përgjimeve mafia italiane ka pastruar paratë e përfituara nga aktivitei kriminal në vendin tonë me biznesmenin Antonio Gallo, i njohur me pseudonimin princi.

Organizata mafioze ka synuar që biznesemeni të ngrejë biznese në vendin tonë e të futet në tendera me qëllim pastrimin e parave të tyre. Në përgjime biznesmeni italian e cilëson shqipërinë si Kalabrinë e viteve 60, periudhë ku mafia italiane lulëzoi dhe kontrollonte pothuajse të gjithë shtetin fqinj Gjithashtu në këto përgjime Gallo, interesohej edhe për zgjedhjet e vitit 2017.

Në Shqipëri dyshohet se deri më tani janë pastruar rreth 250 milionë euro. Ndërsa, në përgjime si personi që ndihmonte italinët në pastrimin e parave dhe të fitonin tendera publikë, ka dalë një person i identifikuar si ‘Nik’. Ky person dyshohet se është biznesmeni,  Besnik Halili./Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit