Spanja do u japë të rinjve 250 euro në muaj që të lënë shtëpitë e prindërve dhe të paguajnë të tyren

Spanja do u japë të rinjve 250…

Spanja do të ndihmojë të rinjtë me një bonus prej 250 eurosh në muaj, në mënyrë që ata të lënë shtëpitë e prindërve dhe të nisin një jetë të pavarur duke e paguar vetë qeranë.

Kryeministri socialist Pedro Sánchez sugjeroi që një përfitim prej 250 € do të jepet deri në dy vjet, si pjesë e një pakete më të gjerë strehimi për të zgjidhur atë që ai e përshkroi si problemin e strehimit “të rëndë” të Spanjës.

Sipas planeve të kryeministrit, të rinjtë nën 35 vjeç që fitojnë më pak se 23,725 € në vit do të kenë të drejtë për bonusin.

Ka një sërë arsyesh pse spanjollët mesatarë nuk largohen nga shtëpia e tyre deri në moshën 30 vjeç dhe ky është një problem i madh në Spanjë që ka shtyrë dhe qeverinë që të ndërmarrë këtë nismë. Arsyet kryesore janë ato ekonomike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit