Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin Palestinën si shtet të pavarur, Izraeli tërheq ambasadorët

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin Palestinën si…

Norvegjia do të njohë ekzistencën e Palestinës si shtet të pavarur nga 28 maji, njoftoi sot kryeministri norvegjez Jonas Gar Stere.

Pak pas orës 10:00 dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi se edhe vendi i tij do të njohë shtetin palestinez nga e marta e ardhshme, më 28 maj.

Të njëjtën gjë bëri të ditur edhe kryeministri i Irlandës, Simon Harris , duke shtuar se pret që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin hap në javët në vijim.

Vendimi i tyre vjen në një kohë kur forcat izraelite po kryejnë sulme në pjesët veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve, dhe duke e kufizuar dukshëm futjen e ndihmave në enklavën palestineze

Qeveria ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës”, tha kryeministri norvegjez Stere në një konferencë për shtyp në Oslo, duke sqaruar se vendimi do të hyjë në fuqi më 28 maj. Kryeministri norvegjez u drejtoi me këtë rast një “thirrje të fortë” vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

Ne duhet të mbajmë gjallë alternativën e vetme që ofron një zgjidhje politike për izraelitët dhe palestinezët: dy shtete që jetojnë krah për krah në paqe dhe sigur”i, vuri në dukje kryeministri norvegjez.

Stere dënoi përsëri Hamasin dhe siguroi se njohja e Palestinës është një mjet për të mbështetur forcat e moderuara që po humbasin terren në këtë konflikt të stërzgjatur dhe brutal. Ai gjithashtu dërgoi një mesazh të fortë për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e Norvegjisë dhe një sërë vendesh të tjera evropiane dhe të njohin shtetin e Palestinës.

Nga ana e tij kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet më 28 maj. Sanchez, lider socialist i Spanjës prej vitit 2018, e dha lajmin e pritur gjatë një fjalimi në Parlament të mërkurën.

Ndërkohë që Mnistria e Jashtme e Izraelit njoftoi sot tërheqjen e ambasadorëve të vendit në Irlandë dhe Norvegji, pas vendimit të Oslos për të njohur një shtet palestinez nga 28 maji dhe njoftimit të afërt përkatës të Dublinit. “Sot po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë.

“Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur për këtë çështje,” tha Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit