Spanja iu ndalon sportistëve kosovarë simbolet shtetërore

Spanja iu ndalon sportistëve kosovarë simbolet shtetërore

Spanja nuk i ndalon lëvizjet diskriminuese ndaj Kosovës. Kësaj radhe shteti spanjoll nuk u ka lejuar shfaqjen e simboleve shtetërore sportistëve të kombëtares së Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës e quan diskriminim dhe goditje të padrejtë mohimin e  pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në Kampionatin Europian të Karatesë, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës. KOK thotë se për këtë rast ka informuar edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve tanë nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën. Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer “regjimin” e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë.

Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, kombëtarja jonë e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore”, shprehet KOK.

Ndërsa kërkon një reagim sa më të shpejtë nga ndërkombëtarët në mënyrë që sportistët kosovarë të mos humbasin këtë garë të rëndësishme,  siç ndodhi javë më parë me Europianin e të rinjve në Qipro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit