Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës dhe tashmë shtetasit e vendit fqinj do të mund të që lëvizin të lirshëm drejt një destinacioni të ri.

Lajmi është mësuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Spanja i shtohet listës së vendeve që përfshihen në lëvizjen pa viza Shengen. Kjo gjë mund të konsiderohet si një progres në marrëdhënien mes dy vendeve, pasi sjellim në med se Spanja ende nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se që nga data 1 janar 2024, Kosova arriti liberalizimin e vizave për shtetasit e saj, duke u dhënë mundësi atyre që të lëvizin në zonën Shengen dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 6 muajve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit