Spanja thirrje Evropës: Dërgoni armë dhe jo trupa në Ukrainë

Spanja thirrje Evropës: Dërgoni armë dhe jo…

Spanja është e fundit nga një mori vendesh që ka reaguar ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohet.

Zëdhënësja e qeverisë spanjolle Pilar Alegria tha se Madridi nuk ishte dakord me propozimin dhe ndihma duhet të kufizohet në armë dhe ndihma të tjera, shkruan Skynews.

Uniteti ka qenë dhe është arma më efektive që Evropa duhet të përballet kundër sulmit të Putinit”, tha ajo.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se aleanca nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit