Spanjë/ Frikë nga koronavirusi, lojtari refuzon testin: Jam gati të lë futbollin!

Spanjë/ Frikë nga koronavirusi, lojtari refuzon testin:…

Rafael Gimenez Fali, mbrojtës i Kadizit, ka refuzuar testin sierologjik për të zbuluar nëse është apo jo i infektuar nga koronavisuri. Lojtari spanjoll, siç shkruan prestigjozja “El Pais”, nuk dëshiron të rikthehet në stërvitje dhe nuk do që t’i nënshtrohet asnjë protokolli mjekësor të parashikuar.

“Nuk do luaj dhe nëse do m duhet ta lë futbollin, do ta bëj”, ka thënë lojtari iberik për mediat lokale. Klubi po synon që ta bëjë të arsyetojë edhe sepse 27-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024. Por për monentin, Fali as nuk dëgjon që të zbresë nën fushën e lojës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit