Spanjë/ Kufiri me vendet e zonës Schengen pritet që të hapet në 21 qershor

Spanjë/ Kufiri me vendet e zonës Schengen…

Mediet spanjolle kanë raportuar se Spanja do t’i rihapë kufijtë nga 21 qershori për vendet që janë pjesë e Zonës Schengen, ndërsa kufiri me Portugalinë pritet të hapet nga 1 korriku.

Qeveria spanjolle më parë ka thënë se do ta lejojë hyrjen e turistëve të huaj në vend duke filluar nga 1 korriku pa vetizolim, shkruan “Reuters”.

Ekonomia e Spanjës është shumë e varur nga turizmi dhe mbyllja e kufirit gjatë sezonit veror do të nënkuptonte humbje të mëdha financiare për vendin e Evropës jugperëndimore.

Spanja është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19 në Evropë dhe në botë. Deri më tani, në këtë vend janë shënuar 27,136 viktima dhe mbi 290 mijë persona të infektuar.

Qeveria spanjolle disa herë e ka kërkuar nga kuvendi vazhdimin e afatit të gjendjes emergjente për shkak të frikës nga përhapja e virusit të ri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit