Spanjë/ Pas një debati, shqiptari i pret fytin me gotë një personi

Spanjë/ Pas një debati, shqiptari i pret…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku është përfshirë edhe një shqiptar. Bëhet me dije se 40-vjeçari shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer. Fatmirësisht spanjolli ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë plagë të rënda.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në Castellón. Dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda, ndërsa tregojnë se ata fillimisht po debatonin dhe më pas e gjithë skena ndodhi shumë shpejtë.

Pas ngjarjes autori shqiptar është larguar i qetë në këmbë, i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar. Pas arrestimit, ai u ka thënë efektivëve se “nuk ka bërë asgjë”. Ndërsa sot pritet të dalë para gjykatësve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit