Spanjollët po bëjnë plazh në fund të janarit

Spanjollët po bëjnë plazh në fund të…

Temperatura rekord të nxehti janë regjistruar në Europë, ende pa u mbyllur muaji janar. Spanja përjetoi një ditë me temperatura historike të enjten në disa zona ku termometru shënoi më shumë se 28 gradë Celsius. Gjatë gjithë janarit, rekordet e temperaturës janë thyer në më shumë se 90 vende, sipas institutit spanjoll meteorologjik, duke bërë që spanjollët t’i drejtohen detit për plazh në këtë fundjanari.

Vetëm në 25 janar, më shumë se 400 stacione vëzhgimi, rreth gjysma e atyre në rrjetin kombëtar, arritën ose tejkaluan 20C dhe me mesataren maksimale në të gjithë vendin rreth 18 deri në 19C.

Moti i ngrohtë pritet të vazhdojë edhe në fundjavë me një zonë me presion të lartë atmosferik që do sjellë një masë ajri të nxehtë nga jugu dhe bllokon stuhitë që vijnë nga Oqeani Atlantik. Edhe Portugalia ka shënuar temperatura të larta, të cilat arritën deri në 24 gradë. Në Francë, Météo-France parashikon që temperaturat në jug të vendit të mbeten mbi mesataren sezonale deri në fund të muajit. Dhe me shqetësimet për thatësirën e vazhdueshme, Météo-France thotë se ka pak ose aspak shi në horizont për rajonin e Mesdheut.

Por nuk është vetëm Evropa që po thyen rekordet e temperaturës. Një valë e fortë të nxehti po prek pjesë të mëdha të Australisë me disa zona që po përjetojnë ditët e tyre më të nxehta që nga zjarret shkatërruese 2019-2020. Në disa rajone termometri shënon afro 50 gradë Celsius me rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë.

Afrika e Jugut ka parë temperatura përvëluese dhe rreziqe të larta zjarri gjatë javës së fundit. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Argjentinës ka lëshuar një seri alarmesh për temperaturat e larta që kalojnë 40 gradë Celsius gjatë fundjavës – përfshirë kryeqytetin Buenos Aires.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit