Spartak Ngjela bën deklaratën e pazakontë: Femra pasi është shtrënguar për përdhunim, i dorëzohet kënaqësisë

Spartak Ngjela bën deklaratën e pazakontë: Femra…

Përdhunimi është një vepër e pajustifikueshme dhe e dënueshme. Por, avokat Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të pazakontë, ku shprehet se në këtë veprim femrat përjetojnë dhe kënaqësinë.

Teksa në një emisionin televiziv po flisnin për marrëdhëniet mashkull-femër në çift dhe tradhtitë, Ngjela habiti të ftuarit e tjerë me deklaratat e tij. Duke thënë se disa femra bëjnë vetë sikur nuk duan.

Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do. Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia. Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, u shpreh ai.

Më tutje Ngjela u shpreh se edhe femrat tradhtojnë po aq shumë sa meshkujt. “Edhe femrat tundohen nga meshkujt, nga ndonjë tipar i tij”, tha ai. Ndërkohë ai u kundërshtua nga detektivja private, Shkënda Lili: “Femrat nuk tundohen, tradhtojnë vetëm kur nuk ka më dashuri me partnerin e tyre”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit