Spastrime në 'Rilindje'/ Rama heq nga ministritë gjërat më 'të mira' që kishin... femrat

Spastrime në ‘Rilindje’/ Rama heq nga ministritë…

Nuk dihet nëse pas kaq kohësh qeverisje kryeministri Rama “shkoi në fis”, por këto ditë ai e ka kapur sërish me femrat…

Sipas burimeve nga kryeministria për “Gazetaatdheu.com”, me urdhër të kryeministri Rama, sot janë hapur disa vende të reja punë nëpër ministritë e Rilindjes.

Kjo pasi kryeministri largoi nga detyra tre zëvendësministre.

Vendimet janë marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Dorina Çinari, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk do të jetë më në këtë detyrë.

Fatin e saj do ta kenë edhe Rovena Voda zv.ministre e Brendshme, si dhe Fjoralba Caka, zv.ministre e Drejtësisë.

Vendimet e firmosura nga zv.kryeministri Erion Braçe, hyjnë në fuqi menjëherë.

Nuk dihet se kush do jenë pasardhëset e tre femrave me pozitë dhe pse Rama ka vendosur shkarkim te tre zv.ministreve njëkohësisht.

Por sot më herët, Fjoralba Caka, në një status në FB, tha se, largimi ishte tërësisht personal dhe s’kishte lidhje me punën e profesionin.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit