Spektakël në Darëzezë: Delfini lodron pranë bregut dhe mrekullon pushuesit 

Spektakël në Darëzezë: Delfini lodron pranë bregut…

Një surprizë e këndshme dhe e rrallë ka mrekulluar ditën e sotme pushuesit dhe banorët në bregdetin e Darëzezës në Fier. Një delfin ka zgjedhur të shfaqet në ujërat e celta të Adriatikut, duke dhuruar një spektakël të vërtetë natyror shumë pranë vijës bregore.

Delfini, i njohur për natyrën e tij miqësore, është parë duke lodruar dhe bërë akrobaci në ujë, vetëm pak metra larg vendit ku njerëzit po laheshin.

Prania e delfinit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Shumë pushues kanë nxituan të nxjerrin telefonat e tyre për të dokumentuar këtë moment të veçantë, teksa delfini lëvizte me hijeshi midis dallgëve të lehta.

Bregdeti i Darëzezës njihet për rërën e tij kurative dhe vijën e gjatë bregore, por shfaqja e delfinëve aq pranë bregut konsiderohet një ngjarje specifike. Kjo pamje e rrallë shërben si një tjetër dëshmi e bukurisë së virgjër të natyrës së kësaj zone dhe pastërtisë së ujërave, duke u kthyer në kartolinën më të bukur të ditës së sotme për turizmin në qarkun e Fierit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit